Çaste poetike me poeten;Donika Meta GJURA

AH SIKUR TA DIJA!

~~~~~

Nga ta dija unë se si jeta nisi?!

Prezenca jote sa shumë m’katandisi,

Prapa krahëve t’mi, veproje si e marrë,

M’godite pa mëshirë, kurrë s’ta bëj hallall.

Ah sikur ta dija dhimbjen që fal kjo Botë,

Nuk do kisha lindur pasha njatë Zot,

Gjysmën e jetës bashkë me ty e sosa,

Ëndërrat e shpresat aty i varrosa..

Buzëqeshje karshi meje e n’zemër inat,

Thërrita o Zot!, përse më ra ky fat?!

Si mundem t’i fshi gjithë këto vite?!

Pas teje u dashurova se m’u duke fisnike.

Mangësive t’vockla nuk ju dhashë rëndësi,

Gjithmonë pretendova se bashkë jemi një,

E sot ngadal’ çdo ditë po më tretë,

Mallkimi im nga pas ty do të ndjekë.

Në kujtime do më gjesh aty në tablo,

U largove nga unë pa të thënë shko,

Sërish në mjerim më gjen dita e nata,

Se ti gabove, unë ç’far kusuri të pata?!

Historia në k’të qytet bëri jehonë,

Nuk ka më kthim pas, kështu që harromë,

Të gjitha m’i more kot më shkoi kjo jetë,

Haram t’qoftë dashnia e toka mos t’tretë!

/www.QendraPress.com/