Çaste poetike me poeten;Dorina dhe POEZIA

Një mijë dhimbje,mu çelën në buzë

përtej harresës,i vetëm dëshmova,

shkruaja vargje,veç ty të kisha muzë,

më ndodhte nganjëherë,ç’shkruaja harroja.

Dua ti harroj të dielat në kalendar,

dielli në mesditë,më ka ngrirë në zemër,

çapitem pas hapave për ty i vrarë,

do të regjistroj në memorie ty:”pa emër”

Do prehem i vetëm në memorien time,

çdo fund jave e diela më trishton,

ti jap frymë vargut,nëpërmjet kësaj rime,

veç ty të kisha muzë,vec ty besomë.

/www.QendraPress.com/