Çaste poetike me poeten;Drita Braho SADIKU
Çamëri moj ballëhënë,
——————————–
Çamëri,moj ballëhënë
Çnur i bukur ,të ka rënë!
Ç’nur i bukur të ka rënë
O moj nanë,,o deli nënë,
Mbjellë ëndrrat shekullore,
Që nga kohërat ilirjote,
Thellë në gji të kësaj toke,
Nuk u shuan ,vite e mote
Nëna jonë e përgjëruar
Sypagjumë ëndërr trazuar
Herë në këmbë,herë këmbaduar
Gjithë kohrat,syri zgjuar,
Nanë ,si asnjë nënë tjetër,
Dashuri e mall i vjetër
Thellë e gdhendur në ç’ do zemër
Çamëri i bukuri emër
O malli që s’ shuhesh kurrë
Malli në themel me gurë,
Krah shqiponje në flamur
Pranverë që s’ikën kurrë,
Çamëri o ballëlarë
Zoti do të puth në ballë,
Sado vite do kalojnë
Bijte e tu s’do të harrojnë,
/www.QendraPress.com/