Çaste poetike me poeten:Drita Kosumi SYLA

USHTARI

Me pushkë në dorë
Nënën përqafon
do të bëhem rreze e lirisë
për tërë Etninë…
*
Nuk shkelet tokë e Arberit
amanet i shkruar në gurë
Kosova lule e gjakut
Bacë Ademi shtizë në Flamur. 
*
Jam e fjalës dhe e besës
në sy tu dritë do bëhem
lindja Diellit do agoi
një krismë pushke n‘tokë Dardane.
*
Kosovë, o tokë martire 
fal me shëndet nga Perëndia 
prapë çel lule Antigonë*
manushaqe mbledhin fëmija…

/www.QendraPress.com/