Çaste poetike me poeten:Drita Lushi
UNË (S)E DI
———————————–
Unë e di, që pa rënë akoma gjethet e fundit të vjeshtës,
Ti do gdhendësh mbi hapat e mijë mozaikë dashurie.
Unë e di, që në partiturën e rrugëve të panjohura,
Do shkruhen fjalë të pathëna,të një alfabeti që ka autorë, ty dhe mua.
Unë e di që kur kokën të mbështes në trup të Tetorit,
Ca fjale do përshpërisim në vesh ,deri në mbërritjen tënde.
Unë e di, që pa ardhur dimri,
Ti do kesh kompozuar këngë të reja me buzët e mia.
Unë (s)e di…
E ndiej
& & &
Sa herë i them vetes,
se s’kam për të dashuruar më kurrë,
nis, disa dashuri te çuditshme;
Me vjeshtën ndërtoj një ure,
dhe me gjethet,nis te bej mozaikë me puthje
qe ia shumëfishoj sime bije me ngutje;
Nis te shkruaj lutje për njerëzit,
qe nevoje kanë për njerëz,
malet i sjell pranë , u jap dertet e tyre;
me falin force nga vetja, si ne legjenda;
Sa here shkoj në dere të sime meje,
I puth duart,
E kokën i marr në gji…
Dua formën e Tokës,
që më bën të rishoh të harruarit…
& & &
Sa here them, që kurrë nuk do bie në dashuri…
Nis të dua thellësisht më Shume se Një Njeri…!