Çaste poetike me poeten;Drita POPAJ

SOT MË IKU KJO DITË

——————————–

Nga frika se do të humbas

Rrugën e gjatë të këtij muaji

Harrova datën e sotme

Që shënon një përvjetor

Sa i rëndë muaji

I ngarkuar me fatura e barrë të tjera

Sot më iku kjo ditë

Me shijen e kafesë së hidhur

Të mbetur në fyt

/www.QendraPress.com/