Çaste poetike me poeten;Drita Rubjeka Zeneli
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/drita-zeneli.jpg)
KOSOVËS OSE ELEGJI
——————————–
Të kam njohur afër Kosovë, të kam njohur,
Kam njohur një pjesë vogël të trupit tënd,
Kam njohur vëllazërinë bujtëse në shtëpinë time,
Dhe kuptova se ç’është dhimbja,
Kam parë plagët në sytë e gjakosur,
Dhe kam kuptuar vlerën e gjakut,
Kam parë sytë e frikur të fëmijëve,
Dhe kam kuptuar sa vlen buzëqeshja,
Kam dëgjuar syresh, ngjarje si legjenda,
Dhe kam kuptuar sa vlerë ka historia,
Kam ndjerë kur kërkonin të humburit nëpër tmerre krimesh,
Dhe kam kuptuar vlerën e jetës,
Kam parë filmin e jetës së tyre në karvane këmbësorësh,
Jo pak të mbetur shtigjesh,
Por kam parë në sytë e tyre dashurinë e paqtë,
Dhe kam kuptuar çmimin e lartë të lirisë së tyre.
Kosovë, vëllazëri e pragut tonë!
/QendraPress.com/