Çaste poetike me poeten;Eli Zeneli
MALL
———————-
Unë jam diku nën strehë
Dhe jashtë po bie shi,
Se ç’ kam një mall të fshehtë
Një mall se ç’ kam për ty!
Dhe ti s’ më bëre kurrë,
Një vend në zemrën tënde,
Ti deshe veç një urë
Të ecësh përmbi dhembje.
Por unë vazhdoj të pres,
E mall kam zjarr për ty,
mbi buzë të të zbres
me puthje sy me sy.