Çaste poetike me poeten;Eli Zeneli

SA HERË TA BËRA PYETJEN “PSE”?

——————————————————-

Sa herë ta bëra pyetjen “Pse”?

Saherë?

Asnjë pergjigje.

Pyetjet e mia i hodhe në terrin e nates,

I hodhe në fundin e detit, në fundin oqeanit e hodhe

E vërteta të vrau

Nuk u perballove dot.

Ndoshta një ditë,

Ndoshta një ditë do ta pyesësh veten,

Përgjigje do të kërkosh

Pse e lëndove një zemër.

Ndoshta t’u duk vetja i madh,

Para një femre të brishtë,

Apo një krijese hyjnore.

Do të bredhësh nëpër ëndrra,

Për ta qetësuar vetveten,

Por rehatinë nuk do ta gjesh dot

Se pika e lotit të saj

Ka bërë vrimë në zemrën tënde….