Çaste poetike me poeten;Elida BROSHKA
Nuk e bëra, ndoshta s’pata guxim
——————————————–
Te ktheja mënjane fytyrën,
sytë qe shkëlqejnë nga malli,
te harroja det’, mal’, e natyrën,
shpirtin te djegur për se gjalli!
Te ktheja kokën mënjane…
qe atëherë kur ndjenjat evoluuan,
dhe lotët qe rrëshqisnin vale…
ata sy shpejt gjëmën pësuan!
Te ktheja dhe shpinën nuk dija
buzën qe dridhej për at’ buze…
kufje s’me linin te endesha, t’vija
me trupin e djegur zjarr, shpuze!
Te ktheja flokët plot ende te gjallë’,
ashtu si e çmendur për dashurinë,
fluturimthi te përqafoj’, t’nxirrja mall’
nuk e bëra, ndoshta s’pata guxim’e!
Eli Bro