Çaste poetike me poeten;Elmira RAMA

Pa titull-

—————————

Gjithmonë kam qenë

në raporte të mira me të lexuarit.

Kështu, nuk e kam të vështirë

të lexoj nëntekste,

imazhe,

ngjyra,

lojëra,

ti njoh trokitjet e errëta

edhe kur dora shfaqet e bardhë.

Unë e kam lexuar kodin

e duarve të punësuara

për të larë duart,

edhe ligjin,

kur në këmbim të jetës,

duhet të japësh jetë.

E di si është kushtetuta

e të mëdhenjve

dhe kanuni i të vegjëlve.

Besoj që edhe ju e dini se

forca e lumenjve të mëdhenj,

varet nga prurjet e rrëkeve të vogla.

(E.ra) ripublikim

/www.QendraPress.com/