Çaste poetike me poeten;Elvira ZENELI
TESTAMENTI I NJË TË DASHURUARE MARRËZISHT
—————————————————–
Po vdiqa, shkruaje një poezi për mua
Ma vendos epitaf te varri
Ta lexoj edhe kur bie shi apo bie bore
Ta lexoj edhe kur rrezitë dielli edhe
kur ndriçon hëna! Kam një dhimbje koke
Nuk e di nga se e kam Sytë i kam të përlotur,
E malli po më djegë . Dhemb zemra e dale jashtë kraharori
Për të gjetur ty në labirinthin e dashurisë,
Shpirti qanë me dënesë,
Syri verbohet dhe zhytet në terr
Veshi shurdhohet dhe zhytet në heshtje,
Dashuria është e pamëshirshme.
Duart më dridhen Këmbët nuk më mbajnë
Dashuria qenka edhe barrë e rëndë
Mbi shpinë,
Por edhe fresk i mbrëmjes verore.
Po vdiqa, shkruaje një poezi për mua
Ma vendos epitaf te varri
Ta lexoj edhe kur bie shi apo bie bore
Ta lexoj edhe kur rrezitë dielli edhe kur ndriçon hëna!
/www.QendraPress.com/