Çaste poetike me poeten;Emi KROSI
Kukulla prej porcelani….
————————-
Pas krahëve të mi,
tinëz fëmijët shohin tv- shou,
ashtu rrëmujshëm mes fjalëve e librave,
tv – të domosmoshmërisht,
në theqafje lajmesh,
dhunë,
vrasje,
aksidente,
tradhti,
bulizëm,
tik- tok,
instagram,
ngacmime,
(dhe mua një ngacmues krejt i qullët më dërgo zemra imoje silikoni,
duke më pyetur,
se çfarë ngjyre i ke mbathjet zemër?;
si surrati yt ngjyrë bythe)…
Pak buzëqeshje ka, buzëqeshje them të çlirët, pak dashuri,
( a ka luftë sonte në lajme? ),
se fëmijët nuk i duan më kukullat,
kafshët,
macet,
qentë,
zogjtë,
por tinëz,
majë gishtave,
në cepsyri më përgjojnë mua,
kur shfletoj literaturat dhe adhurojnë kukullat prej silikoni të TV,- së
Fëmijët nuk luajnë më me lodra,
por me kukulla silikoni në virtualitet.
@emitiranë 03. 04. 2024.
©copyright Emi Krosi.
/www.QendraPress.com/