Çaste poetike me poeten;Ermira BEZATI

Do vij o shpirt të t’marr nuse!

Kalëruar me kalë të bardhë.

Do ti puthë lehtë buzët e kuqe,

Vellon ke hedhur mbi një beqar.

Le të marri fund kjo beqaria,

Se unë ty nuse do të marrë.

Marsh ti nga ditët e mia,

Ardhsh tek unë me këmbë të mbarë.

Sot m’a zbardhe ditën,

Më shumë se rrezet e diellit.

Do të prisja ty gjithë jetën,

O moj e bukura e qiellit.

Buzëqeshjen hedhur mbi fytyrë,

Edhe jetën ke veshur në sy.

M’a ngrohe shpirtin, m’i dhe ngjyrë,

Tashmë do të jetoj unë veç për ty.

Do t’vij nuse të të marrë…

Le të marrë fund sot fjala beqar.

© Ermira Bezati

/www.QendraPress.com/