Çaste poetike me poeten:Esmeralda BREGAJ

Lotët e lumturisë

—————————————

Kur Zoti mi preku lotët

Kish frik nga lumi,

Kur Zoti më zgjati dorën

Kish frik mos më dilte gjumi,

Në kuvend mblodhi mirësitë

E folën shtruar e gjatë

Ç’të bëj kjo qenie hyjnore që prapë té ndihet e gjallë?!

Çelësin hënës ia mori,

Lumit gjumin ia zgjoi

Dy sy kristal më ofroi

Një engjëll në krah më ftoi,

Do qajmë bashkë lulja ime

Do pimë lotët e mirësisë

Aty dhe trëndafili do celi në borë apo në ngricë.

Aty do te jem Unë

Do pimë verën e dashurisë

Do dehemi kur te ketë dhimbje e

s’do ndalemi derisa te ket dritë!

Të dua engjëlli im

Mirëserdhe në botën e lumturisë!

Përgjithmon bashkë!

/www.QendraPress.com/