Çaste poetike me poeten:Esmeralda BREGAJ
I dashuruar
———————–
Më mungon buzëqeshja ime e vjetër,
fryn nga era ose një pergola në çati.
Më mungon.. plaku im
Me një dialekt Veneto në folje
Dhe pastaj.. ato bisedat e çuditshme të mesit të verës
Pijanecët e detit
Anijet e fundosura dikur
Aty ku frymëmarrjet kërcejnë në shtrat
Me aromë vendimesh.
Frikë nga keqkuptimet
Dhe puthje të hedhura fshehurazi nga pasionet
Nga dy shpirtra pa mundësi
E jetës apo e ëndrrave!
Mos u kthe më
Vai col vento
Aty ku misteret zgjidhen me ylberin
Atje ku dashuria nuk shkon me tren
ooo
Kthehu në një goditje pa frena
Ti amo
Unë të dua ty
Ti je e përjetshmja ime!
Më mungon buzëqeshja ime
E vjetra
E gjeta mes erës
Dhe një pergola në çati
I rrahur nga fati
Në kërkim të një të ardhmeje të jashtëzakonshme.
I dashuruar …
/www.QendraPress.com/