Çaste poetike me poeten:Etleva PETRITI
Eci mbi vite!
———————————
Peshën e diellit për një çast e mbajta
Aromën e kujtimeve përcolla mbi supe
Freskinë e luleve ku thurja kurorë
Një degëz të rrëzuar prej shiut më tutje…
Zërat e zogjve teksa i cicërojnë dashurisë
Zhurmën e tokës Mëmë në këtë muaj
Lotët Mërgimtarë tek porta e Fëmijërisë
Mallin e largësisë, oh sa shumë e vuaj !
Rrudhat tek qëndisin ballin përmalluar
Të vegjlit që rriten krejt pa i kuptuar,
Uji i burimit rrjedh zhurmshëm për çudi
më ndalon kujtesën, më rikthen fëmijë.
Hapat përkëdhelin tokën e bekuar
Zemra sa nuk çahet, dashuri e parë,
Thonë ndjenja e pastër mbetet gur i çmuar
Sa herë që gërmoj rrënjët, aty nxjerr thesar!
& & & &
Kujtimi i ëmbël
Ashtu si era përkëdhel lulet ,
Tamam ashtu pa u ndjerë
Do doja dorën tënde t’më prekte!
Të ndjeja veç’edhe një herë.
Ato kujtimet e bukura
Ato me mbajnë gjallë mua
Tek’sa mendoj jetën që shkoi,
Lotët me rrjedhin si krua .
Sa here e ngre kokën lart,
Me njërin yll të krahasoj
Sepse ka, dhe shum te tjerë
Por, për mua nuk janë njësojë.