Çaste poetike me poeten;Eva Esat KACANJA

Ndodh..

———————-

Ndodh që dhimbjen,

Ta mbajmë nëpër duar,

Si një boçe pishe,

Rënë pas stuhisë,

Prej acarit heshtjes,

Dhimbshëm e ngurtësuar,

Por dhe pse e ngrirë,

Në zjarr fton sërish.

Ndodh që dhimbjen,

Ta mbajmë nëpër duar,

Trëndafil a gjemb,

Ajo njejtë mbetet,

Brenda saj ruhet

ajo që ka jetuar,

Brenda saj ruhet

ajo që nuk tretet.

Ndodh që dhimbjen,

Ta mbajmë nëpër duar,

Nuk parashkruhet,

S’ka nen, as kod.

Ndoshta është trofeu,

I një kohe të çmuar,

Ose është humbja,

që s’ na mundi dot.

Oh, mëdyshje e dobët,

e njeriut të thyer,

E atij që dhemb,

Pa mundur të urrejë,

Kjo qenie e ngrirë,

Ndjesën si e gjallë,

Kjo qenie e ngrirë,

Arrin të rrëfejë…

/www.QendraPress.com/