Çaste poetike me poeten;Eva ZOTO
Jetojmë në kohët moderne
————————————————
Ne, tani jetojmë në kohët moderne,
kështu, shprehen disa miq në fjalë
i kërkoj dhe unë, ti gjej,,,, gjithandej
por, në fakt përpara, asnjë s’më ka dalë.
Ne, tani jetojmë në kohët moderne,
këto, thonë në media disa sharlatanë
se kemi paqe, mirëqenie, lumturi
po e vërteta është, se vëllai, vret vëllanë.
Ne, tani jetojmë në kohët moderne,
ku mbizotëron, i pashkruar çdo ligj
nëna,shet fëmijën, për të mbijetuar
kurse babai të huajt, i bën me zor miq.
Ne, tani jetojmë në kohët moderne,
nuk njohim më rregull e as respekt njomë
gratë këmbë mbi këmbë rrinë kafeneve
e burrat hoteleve, bredhin dhomë më dhomë
Ne, tani jetojmë në kohët moderne
do ecim përpara, do arrijmë Evropën
vajzat, nga nxitimi, lakuriq vrapojnë
e djemtë me cigare, po e djegin botën…