Çaste poetike me poeten:Farie BISHA

Ai

————-

 Më fut në ëndrrat e tua?

E pyeti

E papërgatitur nga spontaniteti,

 pa fjalë ajo ngeli…

Kalimi matanë shtegut të miqësisë

 si në një fushë të minuar…

 Gjithsesi, të kuqen ngjyrë të

zemrës të dy e donin.

Kishin shumë të dhuronin.

Nuk qe Romeo e as Xhuljetë.

Diçka më natyrore jetë.

Thjeshtë një e natyrshme fotosintezë.

 Secili në të vetën mënyrë

energjinë donin të merrnin.

Veç koha dhe vendi qe i gabuar…

“Hëna është e bukur sonte”

thonë japonezët në gjuhën e

 kodit të dashuruar.

A duket hëna aty?

Ajo ja ktheu…

Ndërsa nata zbriste në

orën e fundit të saj.

/www.QendraPress.com/