Çaste poetike me poeten:Farie BISHA

AJO

————–

 Të kam në zemër, i tha

 Më ngroh si zjarri netëve të dimrit.

Energjia e tij, ai grepi që tërheq

 peshkun në detin e palëvizur.

Ndërsa horizontin shikonte,

 ëndrrat e parealizuara flakur

bregut si guacka ishin.

Ti, delfin i oqeaneve të poezisë,

 mos është kurioziteti yt një dëshirë krenarie?!

 Me gjithë atë hapësirë marramendëse

mbi sirenën munde rrjetën tënde ta hidhje?

Janë shumat,

mundësitë me emërues të përbashkët,

 thyesat e pathyera,

nyjet lidhëse,

ndërsa lundrojmë në qiejt e

 fantazisë marramendëse

 duke braktisur rrymat e kotësisë.

Ngaherë lëshohemi në sipërfaqen

 e argjendë, të qetë në dukje.

Shpinën i kthejmë thellësisë së detit

për të marrë thellë frymë.

 Aty, dy blutë përzihen në mirazhin e

 paqartë në horizont.

Nuk është skllavja frikacake,

ndaj velat e mendimit e sjellin tek ty…

Farie Bisha. Luzern. Gusht 2024

/www.QendraPress.com/