Çaste poetike me poeten;Fatbardha Berisha BUDINI
Shirat e vjeshtës.
——————————–
Erërat e Vjeshtës po fryjnë me shumë shpejtësi,
Retë e zeza të grumbulluara shkarkohen me fuqi.
Ato sjellin shiun e parë të Vjeshtës me shumë ftohtësi.
Gjethet e kafta të pemëve po bien gjithë flakërim,
mbi dysheme ato formojnë të mrekullueshmin mozaik.
Shiu i kësaj stine Vjeshte rreshket si ritmet e një melodie,
erërat bëjnë lëvizjet e mëdha dhe tepër sensuale.
Shiu shpërthen me fuqi tepër të madhe.
Ky është shiu i parë, që bekon Tokën në këtë stinë Vjeshte,
le të sjell tek njerëzia shëndet, dobi dhe plotë bereqete.
Pas.
—————————-
Pas një stuhi të fuqishme që vjen
prej Qiellit,
shfaqen papritur 7 ngjyrat e mrekullueshme të Ylberit.
Ato formohen nga rrezet e arta
të Diellit.
Pas ardhjes së papritur të çdo
hidhërimi,
ashtu krejt papritur shfaqet edhe
gëzimi.
Kjo gjë na largon paksa prej
pikëllimi.
Pas çdo gënjeshtre, që janë një maskë e tmerrshme fatkeqësie,
vjen e vërteta e qetë dhe tepër triumfuese.
prandaj i hiqni maskat që janë tepër shkatërruese.
Fier/21/9/2022
Albania
Autore: Fatbardha Budini