Çaste poetike me poeten;Fatbardha BUDINI
DALLGËT E JETËS.
——————————–
Dallgë,dallgë shkojnë valët tona të jetës.
Dallgë e valë lundrojnë mbi këtë Tokë të veshur prej shpresës.
Njerëzit notojnë mbi to pa u ndalur pa e ditur,se ku po i dërgojnë.
Dallgët e valëve të shoqëruara në stuhi jetën e vërshojnë.
Vallë këto dallgë ku po na dërgojnë?
Në brigjet e lumturisë apo aty ky jeta fillon dhe mbaron.
.Njerëzit nuk dinë asgjë rreth të vërtetës.
Kjo jetë vazhdon,e shoqëruar nga
stuhitë e jetës.
Dallgë,dallgë jeta jonë lundron e lundron.
Dhe vjen një ditë që gjithçka përfundon.
/www.QendraPress.com/