Çaste poetike me poeten;Fatbardha Xhani MYSLIMAJ

TI MË THE

———————-

Ti më the se koha nuk ekziston

sipas teje, koha është akt dashurie i përkorë

një kalim çast pas çastesh nga errësira në dritë.

Ti më the se errësira nuk ekziston,

se brenda errësirës më të thellë, jeton një diell;

e sa do e gjatë të jetë rruga, një ditë, një fund e ka.

Ti më the, se po të kishe një lëndinë jete,

do ta mbushje çdo zemër luleje plot aromë,

me fjalë dashurie pa fund, nga ato të pathënat, të bukurat.

Ti më the, se po të mundje me durim,

do mësoje çdo burrë të mos thyhej, e të mos krenohej;

e çdo grua të mësonte artin e mëmësisë e të dashurisë.

Ty, që më mësove kaq shumë

Ç’erë e mirë të solli tek unë…

(2014)

/www.QendraPress.com/