Çaste poetike me poeten:Fatbardha Xhani Myslimaj

AI MË BESON VETEN DUKE MË THËNË:

(Ripublikim)

Në trupin tënd bien gjethet

Në timin trup çelin sythe të purpurt

Sepse vjeshta tek ti më çelet si luledielli,

E më ndjek me sy…

Ti je edhe pranvera,

Që kur më lind malli

E derisa më perëndon dëshira

Bulëza vese mbi petale rozë…

Une s’e di

Se në ç’mënyrë bëhem fëmijë

E të lutem të më rritësh me frymë

Të më formësosh me duar si poçe balte…

Marr formën që ti do

Të lë në duar burrërinë time

Për të fituar jetën që plazmon nën lëkurë…

Filloj deshifroj ngadalë,

Fjalët që lëmojnë egon time

E me bëjnë një qenie valore flu,

Spirale mbi shpirtin tënd

Gërshet mbi trupin tënd…

E s’di

pse dua të vdes

për ty!!

/www.QendraPress.com/