Çaste poetike me poeten;Fatmir MUSAI
KALABRIA
———————-
Shekujt ikin ditë pas dite
E ti mbete kullumbri,*
Po sa herë që më avitesh,
Me ty bëhem unë fëmi’!
… Herbariumi – Kalabri!
*kullumbri- shkurre që bën kokrra të vogla, të rrumbullakta; fëmijë me fytyrë të mbushur e të bukur.
LLAPAQENËRIA
Më mirë flit apo dëgjo,
Më mirë shit apo bli?!…
Rrnoftë stili rokoko*,
Llapaqeni është gjeni!
*rokoko- stil i rrëmujshëm e i pakuptuar, që e ka humbur natyrshmërinë
KALLIRI
U poq e përpjetë hipi kalliri,
Tani është gati për kollomoq*,
Po mes lëpushkash zë e qan fakiri…
Ç’torturë: Nuk ka kush e shkërmoq!
*kollomoq- misër i bluar
/www.QendraPress.com/