Çaste poetike me poeten:Fatmira Limani
E mira dhe e keqja!
——————————-
…Lindim,rritemi,vjetrohemi,
vjen fundi i ndarjes me kete bote.
E mira dhe e keqja na shoqerojne!
Ne çdo hap qe leshojme.
Ne çdo etape te jetes qe kalojmë.
Nuk kane gje te ndare.
Si dy motra ne gare.
Nuk i shqiten njera-tjetres.
Diferenca i dallon.
Raporti midis tyre qendron!
E mira e keqja,dy ane veprojnë.
Ne bashke-jetese qendrojne.
Me ndjenjat njerëzore
e antinjerëzore lozin e veprojnë.
Njera- na mbushe me gezim
Tjetra na mbush me hidherim.
E mira, gjithçka te bukuren,
pelqen dhe ofron.
Gjithçka pozitive admiron.
Te kendeshmen, te emblen.
te gjithe e deshirojnë
Nga ku buron dashuria,
te terhequr prej saj,
deri ne cakun e fundit,
ku nuk ka te mire me.
E mira ndjehet, njihet e shihet
nga miresia qe bene.
E mira ndjehet e shijohet,
nga bukuria dhe embelsia.
E mira ndjehet kur e provon.
E mira ndjehet kur e gezon.
E mira te gezon, te lumturon.
E mira eshte lehte t’a kryesh,
por e veshtirë t’a fitosh.
Eshte e keqja konkurente,
qe rrugen e te mires’e pengon.
Eshte e keqja antinjerëzore,
me cilësi morale te gabuara.
Gjykim,arsyetim, veprim djallezore,
qe shkakton dem, dhimbje, vuajtje,
fatekeqesi e shkatërrim shpirtëror.
Sa afer, sa larg,
njera- tjetrës i qendrojne.
E mira pritet, te vjen ngadale.
E keqja ne befasi, te vjen me vrap.
E mira mendohet,
si akrepat e ores punon.
E keqja e ngutur,dy here nuk mendohet,
Si rrufeja ne qiell,leshohet.
Demin e shkakton.
Te djeg te pervlon.
Sa afer, sa larg qendrojne.
E mira, eshte ne mendje,
ne zemer, ne shpirt qendron.
Me afer me planetin diell e hene,
rreze dritë e ngrohtësi leshon.
I tere universi qe te jetoj e kerkon.
Po e keqja nuk i shqitet,nga pas i shkon.
kerkon t’a pengoj,qe e mira te mos lulezoj.
E mira dhe e keqja si koha veprojnë.
E mira kohe me djelle,shkelqen,rrezaton.
E keqja, kohe me re, diellin e mbulon.
Qelli nxihet, e bene te qaj,loton- loton.
E keqja pa te miren nuk vepron,
E mira pa te keqen jeton.
E keqja natyrore nuk parandalohet.
E keqja antinjerëzore, e ardhur nga arsyeja,
nuk duhet te veproj, veshtirë t’a pengosh.
Te miren, qe te gjithe e duan,ato qe e fitojne.
Te jep dashuri e jete,ndaj nuk duhet penguar!
E mira duhet te dominoj, te lulezoj
ndaj te keqes shemtuar!
Eshte mendja, arsyja e shpirti njerëzor,
qe duhet te veproj per t’a fituar.
Edhe nese koha vjen te shuhesh,
E mira e miresia jeton gjate ne shekuj
me emrin tend te pashuar
Te keqen, te shemtuaren,as dheu e mbulon.
Ere te keqe kundermon.
Vetem e vetem pershperitje e mallkime
do le pas si kujtime!!
16 /6/ 2022. Fatmira Limani