Çaste poetike me poeten:Fetije Jashari BYTYÇI

Me kushtrimin e lirisë Ragip Jashari po rilind

/Këngë kushtuar vëllait Dëshmor/

————————————-

Kur nisi kushtrimi i lirisë Ragip Jashari

Ngriti zërin në orbitë

Nisi këngën për bashkim

Sikur bota të përmbyset rrugë tjetër unë nuk dua
Kur pranvera shpirtin ma qëndisë
Si lule prilli në  vatër do të kthehem

Nëpër botë  te udhëtoj me një cak
Aty ku puthet vetë liria

Edhe yjet nëse dritë nuk bëjnë

Gjaku im do jetë liria
Jam shqiptar e kosovar me flamurin kuq e zi

E gjithë bota le ta dijë,për atdhe nëse bi

Do të rilind përsëri se më rrah zemra

për  Kosovë,e Shqipëri

Më rrah zemra për  flamurin kuq e zi

E të fala mi  bani nanës se një lule prilli

Do të rilind përsëri për ndritur jetën ty. /www.QendraPress.com