Çaste poetike me poeten:Fitore HAKLAJ
GJAKU IM
———————
Burbullin si ujët e vluar
PAP sillesh në vendin tënd
Nuk shterresh asnjëherë
Sikur burimi i lumit Drin
Vallëzon si valët e detit
Kur era fryn ngadalë
Turbullimet nuk i duron dot
Ngrihesh me vrull në këmbë
Prapë qetësohesh në shtrat
Sikur në dashurinë e parë
Frymën ta dëgjoj më lehtë
Mu si gjaku im i nxehtë
Pusho shpirt ngadalë
T’a këndojmë këngën tonë të parë
Valën e lozim së bashku
Sikur damarët e gjakut tim.
Ah gjaku im!
F.H