Çaste poetike me poeten:Fitore HAKLAJ

UNË

———————

Unë e ti

Apo ne të dy

Jo nuk ka ne

Aty ku ti e don veten

E unë të dua edhe ty

Unë e ti

Në mëngjes

Apo në mbrëmje

Jo në darkë

Aty ku uria të kaplon edhe…..

Unë e ti

Rrugës me shi

Një ambrellë e kishim

Ti arrite i terur në shtëpi

E unë e lagur deri në shpirt

Unë e ti

Kur loti rrjedhi në faqe

Ti ishe aty

E unë ngadalë i treta në tokë

Që rrëmujë mos të bëja

Apo lojën tënde të mos ta prishja

Unë e ti

Nuk ishim ne

Isha unë kalorësja që të duhej

Apo koha ime e humbur

Që nuk do të kthehet kurrë më

Unë e ti

Mbeta unë

E ti nuk e di

A mbete ti

Unë, apo ti

Unë po jam unë.

/www.QendraPress.com/