Çaste poetike me poeten:Fitore HAKLAJ

ËNDËRR E NDALUAR

——————————————

Dhoma e ndërtuar me hekur

E ftohtë dhe e mbushur plot pluhur

Errësira më mbulonte e tëra

Aty gjaku më ngrihej me një shikim

Dhembje, huti, çudi apo frikë

U bashkuan në kokën time

Doja të flisja e të qaja

Po askush nuk më dëgjoj

I mbylla sytë duke menduar

E pastaj eca e lirë në at fushë

Ku kishte lule me ngjyra shumë

Aroma dhe era e lehtë e bari i butë

Ti që ma prishe ëndrrën

Nuk të desha aspak moj

Pse nuk më le aty ku unë e gjeta veten

Po më solle në botën plot gënjeshtra!

/www.qendrapress.com/