Çaste poetike me poeten;Flora PECI
DASHURI PA KOD
——————————-
Lërmë aty ku ëndrra u shua
Të qaj për fatin tim sot
Që të lashë të hysh në mua
Si një dashuri pa kod
& & &
ATË NATË
——————-
Atë natë ishte diçka e pazakontë
Jo si çdo natë
Yjet ndrinin më ndritshëm
Hëna përcillte me nurin e saj
Përmes grilave të dritares
Shpresat pëshpërisnin
në numërimin e yjeve
Pashë një meteor.
Klithmat e natës tjetër
E fundosën natën e paharruar
Gjurmët ikën mes grilash
Kujtim mes yjesh të mbrëmjes mbeti
Hiri i harresës e mbuloi me gjethe të mykura
Atë natë…
/www.QendraPress.com/