Çaste poetike me poeten;Flora PERDODA
Për ty KOSOVË
——————————–
Sa kohë ka kaluar
derisa erdhi kjo ditë
Sa shumë njerëz janë flijuar
sa shumë keni prit.
Plot sakrifica e mundime
plot vuajtje e padrejtësi
kaloj kjo Kosovë
gjatë rrugës për Pavarësi.
Vite e vite të tëra
trimat për liri luftuan
Ditë e ditë të tëra
nënat lotuan.
Sa e shenjtë e sa çmuar është kjo ditë
Sa me mall thërrasin:
“KOSOVA REPUBLIKË”
Ëndrra shekullore
e shqiptarëve je ti
amaneti i atyre që ranë për liri
Fjala: “PAVARËSI”
/www.QendraPress.com/