Çaste poetike me poeten;Flora SHABI
Polemik mes veti….
——————–
Dritë hije shoh mes meje e teje
Lojë tallëse popullin e vret ..
Njëherë grindeni se nuk u ftuat
Njëherë flamurin sa sheshin e qet
Dritë hijet shihen para jush
Njëherë njëri e tjetri këtej
Polemika politike zvarriten si i vrarë
Dy krahët i thyeni në mes
Njëri në dardani e tjetri në Shqipni shtet
Na vratë me sjelljet tuaja
Damarët po na pëlcasin gjak
Njëri prishet me perëndimin
]E tjetri lindjes i bën konak
Çka bo bëni kështu
Deri kur nuk shkruani historinë
Ndryshe flitni në popull
Vulosni në hije një tjetër tradhti
Deri kur kështu prej kujt ju kallet frika
Nuk bashkohet kombi
Me takime nëpër suita
Nuk na duhet një komb që vazhdon të jet i ndarë
Për lorda e dinasti Kombin mos e fal
Lere jetoj me krenari
Mas dritë hijeve nuk duam turpin
Për pushtetin tuaj shpirtin na rropët
Kush dreqin jua kurdisi planet
Me coptue prapë kombin ton
Ma mirë të vranë në luftë
Se me marrëveshjes e tradhtarë
Polemikat loja juaj
Deri kur kështu
Lejeni politiken e dojeni kombin jepni jetë
Më mirë dëshmori i vdekur
Se tradhtaret milionerë…
/www.QendraPress.com/