Çaste poetike me poeten;Florenca RADA
NOSTALGJI
———————–
E zhytur ndodhem ne mendime ,
Këtu ne kurbet,
Për vendlindjen time,
Malli po me tret.
Malli për shtëpi
S’te hiqet kurrë ,
As për prindër dhe njerëzi,
As për drurë dhe gurë.
Ne vendin tone jetonim,
Një cope buke te hanim ,
Ne pune te shkonim ,
Dhe kështu gëzonim .
Aq ishte zotësia,
E tjetër kujt, ishte pasuria,
Koha ndryshoi,
Populli sikur gëzoi.
Ndryshoi me korrupsion ,
Vjedhje dhe tradhti
Prape populli jone,
Mbeti me duar ne gji.
Prandaj maleve dhe deteve ikëm,
Boten e huaj me sakrifice e arritëm.
Bëmë fole, mirëqenie ngritëm,
Por vendi jon, na mungon çdo dite.
Oxigjeni na mungon ,
Nuk marrim dot fryme lirisht,
Na mungon ajri i vendlindjes ton’,
Kjo na dhemb këtu ne shpirt.
Kur do ndalojmë,
Ne kurbet te mos shkojmë,
Gjithë jetën atje do punojmë ?
Nuk ka te ardhme për vendin tone ?
Ta ndërtojmë dhe zbukurojmë,
Te bëhemi zot ne token tone?
Kjo nostalgji
Ç’do dite me vret,
Guri i rende peshon,
Me shume ne vendin e vet.
/www.QendraPress.com/