Çaste poetike me poeten;Flutura YMERI

NËSE NJË DITË ….

————————————

Nëse një ditë do vish të më kërkosh,

në derë mos më trokit!

Se çelësat i hodha në det,

si gjejnë dot as perënditë!

Shtyje derën,mos u tremb,

Mua aty s’do të më gjesh!

Çfarë të shohësh aty brenda,

as Zotit mos ja rrëfesh!

Në çdo cep dhe në çdo gjë,

është shkruar veç emri yt!

Që të besosh sa të dua,

por s’dua të përlotësh sytë!

Të prita një kohë të gjatë

Pranverën nuk po e shihja!

Ndaj, ika të lë rehat,

u largova si stuhia!

Brenda mureve të shtëpisë,

të lash dhe aromën time!

Aromë e trëndafilit kuq,

brenda saj mijëra kujtime!

Ajo aromë mban emrin tënd,

lëre aty, mos e prek !

Nëse do ta marsh me vete,

ajo zemrën do ta djeg!

Hap sirtaret e tavolinës,

një cidi, aty kam lënë!

Sa herë gjumi nuk më zinte,

për ty e thurja një këngë!

Në çdo fjalë dhe në çdo varg,

përmendja veç emrin tënd!

Por, ti mundimin se more,

të vije të më takoje!

Ndaj e lash portën e hapur,

të shikoje sa më lëndove!

/www.QendraPress.com/