Çaste poetike me poeten:Ganimete Jakupi Demiri
ASNJËHERË…
————————
Asnjëherë mos luaj me fatin e askujt,
Se koha përcakton gjithçka,
Çdo fillim ka një fund,
Se sa ka njerëz – aq ka edhe rrugë.
Asnjëherë mos luaj me ndjenjat e askujt,
Se heshtja dhe durimi,
Një ditë do të triumfojnë,
Ndërsa Zoti dhe njerëzia – ty do të ndëshkojnë.
Asnjëherë mos e nënçmo tjetrin,
Se ashtu nuk ke për ta ngritur veten,
Përkundrazi do të jesh një i pavlerë,
Se edhe më i keqi – në baltë do të ler