Çaste poetike me poeten;Ganimete Jakupi Demiri

0

DURIMI

——————

Shumë herë me shpirt jeni lodhur,

Veten keni kursyer për mos t’lënduar askënd,

Mos t’i thoni ndonjë fjalë tjerëve t’i ofendoni,

Se kështu jeni mësuar të duroni!

Sa shumë njerëzit bëjnë mëkate e nuk pendohen,

Sa prej tyre nuk mendojnë se të lëndojnë,

Në mungesë respekti falje nuk kërkojnë,

Por mundohen edhe më shumë psiqikisht të shkatërrojnë!

Njeriu i ndërgjegjshëm kontrollon veten,

E ai psikopati ta shkatërron jetën,

Sa herë njerëzit kanë këto probleme,

Ata të durueshmit duhet çdoherë të gjejnë zgjedhje!

Nuk është vështirë t’i thuash dikujt “Ke durim”,

Kur nuk ia di aspak hallin ti,

T’i thuash dikujt “Ke durim”, është shumë lehtë,

Sepse çdo problem i huaji na duket pa vlerë!

Edhe durimi duhet të ketë një limit,

Sepse njerëzit e marrin si dobësi,

Të godasin çdoherë vend e pa vend,

Se do të thonë: Do të duron s’e ka problem!

Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *