Çaste poetike me poeten;Ganimete Jakupi DEMIRI
ZILIQARI/JA
———————————-
Ziliqarja sillet sikur shumë të admiron
Vëmendjen për çdo gjë ta kushton
Nëse ju dukesh se përparon
Zilia pafund e shkatërron
Shpeshherë të afrohet gjoja se të donë
Sikur shfaq reflektim tek ti
Por në fakt çdo rezultat pozitiv i pengon
Me zili flet për ty çdo kund ku shkon
Mundohet në çdo rast me të këshilluar
Vetja i duket e perfeksionuar
Gjërat i sajon si ia ka ëndja
Nga zilia plas përbrenda
Ziliqarja kur e sheh se nuk ia varë fare
Fillon e shpif për ty pafund
Mundohet çdokënd me ta kundërvënë
Se zilia e saj kalon në tjetër diapazon.
/www.QendraPress.com/