Çaste poetike me poeten;Gerta BANDILLI
Poezia e së enjtes
———————————
Në sonetin e vjetër
Një vajzë që i ngjante ujit
Pati harruar lëkundjet e ecjes së saj
Nuk dihet si dhe pse i la aty
Dikush tha se nuk i pëlqeu soneti
Dikush pse ishte vjeshtë
Këpucari bënte be se ujdiste këpucë të mira
Rrobaqepësja bëhej memece
Të fliste puna vetë
Dikush tha se po mblidhte lule ftoi
Farmacisti betohej se nuk kishte shitur
ilaçe këtë javë
Nëna e saj tha se ishte e zënë duke zjerrë lakra
Ose po lante spinaqin
dhe fshihte gjoksin e bardhë
Nga epshet e burrit qefli
Madje dikush tha ajo e harroi ecjen
Se ishte rebele
Askush nuk tha
Se ajo e la ecjen në një sonet
Kur humbi në ecejaket e saja
Të dashurisë….
/www.QendraPress.com/