Çaste poetike me poeten:Gerta BANDILLI
JO E DIEL
——————————–
Shëtitim këtë ditë!
Nuk është e diel, por ne shëtitim
Posht’ e lart qytetit
Me cipën e bardhë të pafajësisë veshur
Të fajshëm në ecjen tonë rituale.
Thëllimi therës e trazon fytyrën
E shpirtin e skuq.
Shëtitim këtë ditë!
Zëra të zhurmshëm
Të mbetur mbi rrugë pyesin:
– Kush kalon?
– Nga vijnë?
– Ku shkojnë?
– U puthën?
Gazeta të lajmeve të grisura
Mbi trotuare të vjetër
Mbështjellin copëza jete.
Shëtitim këtë ditë!
Pushojnë në paqe kambanat memece.
Nga: ” Psherëtimë fryme mbi gjethe”
/www.QendraPress.com/