Çaste poetike me poeten:Gerta Bandilli BECKA
Poezia e së dielës…
———————————-
Në një vend tjetër,
në një kohë tjetër,
ku bora nuk është
kaq e ftohtë
e qielli prej lënde
shikimesh
e sytë prej lënde
toke
si ngjyra jote
do të duhemi ndryshe!
Ndoshta si personazhe
përrallash
ose si vargje
që nuk ua duam rimën,
po nuk ia kuptuam
as metaforën…
Në një kohë tjetër,
metamorfozash ndoshta,
unë do të tjetërsohem ti
Ti tjetërsohesh art
ndoshta mendim
ndoshta ndjenjë…
ndoshta…
Në një vend tjetër,
në një kohë tjetër,
ndoshta do të duhemi ndryshe po do duhemi patjetër…