Çaste poetike me poeten:Gjyste DAJANI
MALLË
—————————
Shumë i fortë është malli,
Kurrë për jetë nuk shuhet,
Me asnji fjalë të shqipes,
I plote s’mund të thuhet!
Kam mallë për të dashurin,
Kurrë nuk e harroj,
Mezi pres momentin,
Fort ta përqafoj!
Për motër e vëlla,
Mallë të madh unë kam,
Mendja rrin’ hava,
Kurrë e qetë nuk jam!
Për nanë e për baba,
Kam mallë të pashuar,
Dashuria për ata,
Nuk ka të krahasuar!
Për femijët e mi,
Malli me ndez flakë,
Se i kam shumë larg,
Zemren e kam plagë!
Malli për atdheun,
Qendron lart gjithmonë,
Është mallë që nuk shuhet,
Sa t’jet jeta jonë!
.
Gj. Dajani……..Lezhe.
/www.QendraPress.com/