Çaste poetike me poeten;Gjyste DAJANI
VERA e DASHURISË
———————————
N’emigrim kohen kaloj,
Ma këput malli shpirtin tim,
Punë të ndryshme po punoj,
N’verë n’atdhe vi për pushim.
N’emigrim u dashuruam,
S’na penguan vështirësitë,
Pa u lodhur fort punuam,
Për pushime t’vijmë nji ditë.
Kjo është vera e dashurisë,
Me ty Zoti më takoj,
Me kënaqësi ja tregoj fëmijës,
Kurrë pêr jetë, s’do ta harroj!
N’emigrim t’gjithë si familje,
Pa pritesë punojmë ne,
Për t’kursyer ndonji lek,
T’kalojmë verën ne atdhe!
Askërkund më mirë s’kalohet,
Veç nji vend ka bukuri,
Asnjëherë s’mund tẽ mohohet,
E ka emrin SHQIPĒRI!
Gj. Dajani……….. Zadrime.
/www.QendraPress.com/