Çaste poetike me poeten;Greta KADARE 

A të kujtohet….

————————————

Zgjohet rrufis dhembjen e lyen me heshtjen

dhe i flet vetes

O e çeltë mblidhi mend ke marr krisa je thyer, ndjej të dhemb

A të kujtohet atëherë jo këtu, atje

te shtëpi ku tu qëndis fëmijëria

Ajo ndryshe nga atëherë tani është njësoj si ti, mjerë…..

S’ka asnjë zë të nxjerr shpirtrat i sillen qark,

s’të bëjë këmbët të vesh prapë

Ishe kukunarja e Anesë

Atje tu rrit shtati më shumë se fati

Kishe sy plot dritë ,oo të bukur i kishe dhe gjijtë

Kurrizin e mbaje krusur mos dukeshe e bukur

E prej atëherë kruspull shpatull mbështjell pesha tu ngjit ,gur Sizifi ,e nuk tu shkit

dhimbja tu bë mike ,jeta armike

Se kërkoje më shumë sa ç’tu gatua nga fati

që ta kish inatin

Ishe kokë gurë me një dell të marri nën lëkurë që se ndave kurrë

Kur nga inati të përplaste fati e kur bota të grisi

Ti me ca ndjesi si thika prisje mishin në çika por

jo vetëm mishin gjakun e lyeje vrer e kriseshe prapë

Edhe një herë, një herë ,dy tre ,tani ke krisa aq shume …… sa

kur bie në gjumë

çka jashtë të trishtë lëkurës të vishet këmishë

tani je dhe keq nga sytë, nuk sheh qartë

Bota të duket makth

Edhe nga veshët je gjymtë

Janë shterur ëmbëlsitë e fjalëve më nuk të vinë

Thinjat vetëm sheh ,nën bukurinë që fsheh

O e qelqta e bardhë ke plot për të sharë

Por sot s’kam atë qëllim

Po të marr me të mirë mbase më jep një shans

Ti shërojmë plagët bashkë mos mbetet asnjë e çarë ,por

Mirë ta dish të gërvishtura do të kesh

kemi jetuar je jetë

dhe hijen bota ta shkeli keq

Ajo bota, nuk duron dot të qelqtin, se i behët pasqyrë

Sheh e më pas i duket vetja e ndyrë

O vete e qelqtë të kam shumë xhan

Edhe kur ta them ndonjë fjalë e të mërzit të le shkoj, më fal

Nuk jam pjesa jote më e mire por

kur ta shoh dhimbjen më ther në palcë ah

Sa më ther……. bëhemi bashkë

Jemi nga e njëjta baltë.

/G.Kadare/2020/

/www.qendrapress.com/