Çaste poetike me poeten;Hamide AXHAMI
KAL I BARDHË
—————————-
Në rrugicë, ecja e trishtuar.
E përhumbur në mendime.
Duke i kujtuar,
ata që ma drodhën mirësinë time.
Tingulli i trokut.
Vëmendjen m’tërhoqi.
Bardhosh i bukur nga pas më ndoqi.
Kalë i bukur, më joshi mua.
Kalëruam bashkë.
Në hambarin e tij, më dërgoi ai mua.
Atje pash një plak me plis të bardhë.
E hutuar e shikoj !
Nuk kisha guxim ti flas.
Eu bijë, foli plaku i mirë.
Sa shumë qenke frikësuar
Nga i mallkuar zhgënjim.
Asnjëherë mos u dorëzo.
Më tha plaku i mirë.
Zhgënjimi yt të jetë mësim për ty.
/www.QendraPress.com/