Çaste poetike me poeten;Hanife R. SALIHU
Dehja në qiellin e ngjyrave
————————————-
Dua, të dehem sot,
në heshtjen e furtunës së errët,
ta shijoj qiellin pa fjalë.
Dua, mos ta dëgjoj, zhuzhurimën e ditës.
Dua të dehem, e mos të të shoh,
Vetëm qiellin sot dua.
Dua, që mendja t‘më ndalet nga dehja, e aty gjej mrekullinë e ngjyrave.
Dua, që të dehem e të bëhem tapë,
të mos njoh as ty e as atë.
Dua të dehem, e mos të lexoj atë që ke mbuluar me pëlhurën e bardhë.
Dua, që kur të zgjohem nga dehja,
Të shikoj mrekullinë e ngjyrave të jetës.
H. Salihu
/www.QendraPress.com/