Çaste poetike me poeten:Hidajete HASANI

Veranda

——————

Sot

Sa herë rri këtu

Më sjell veç kujtime…

Si uji që nuk ndalon

Ashtu rrodhën kujtimet

Nostalgjia frymën

Ma shpejton ,

Herë më bën të qesh

E herë më bën të qaj…

E kujtoj si sot !?

Në kohë fëmijërie

Botën kisha në dorë

Kisha fuqi ta prek qiellin

E bëhesha pilote pa Avion

Tani..

Ndër vite

Valët e jetës

Lozen me mua

Më hodhën sa

Andej e këndej

Herë më rrëzoi vala

Herë me djegë rëra

Por dielli më ngrohu

Në anijen pa vela

Dhe një natë

Me yjet debatova

Aurora me hapi udhë..

Më mësuan

Të bëhem shkëmb i valës

E vala të bënte pikturë

Deri sa një ditë

Do të tretem

Si tretet një brymë. /www.QendraPress.com