Çaste poetike me poeten;Hyrë H. FAZLIJA
Bën ftohtë, thyhen eshtrat,
bën dimër,
mbuluar me jorganin e bardhë,
kokën nxjerr gjysmëgjumi, akull…
E n’ gjëmim qielli,
ftohtësia ka frikë mbijetesën falas…
Rëndohen krahët,
dora ngrin,
gjurmët e hapave nuk duken…
Jetë është kjo, bardhësi?!
200124,
& & &
Peshoj…
—————-
Kur vë këmbën e djathtë mbi peshore,
jam gjysma ime, ngatërruar numrash…
Vë këmbën e majtë, rëndon më shumë; aty varur rrì ( nishani), marr frymë vrimësh gjilpërave…
Tallazshëm, dridhen numrat:
Aq peshoj, them.
Kur përbijë ajrin e mëngjesit,
trupin vë mbi peshore,
peshë i shton filxhani i kafesë me dëshirat teke…
E pasditeve, kur orarin mas me orën,
peshores, matësi i vete në fund,
është matja e ditës mbi kalendar,
mbipeshë peshe.
Kur shiu lag flokët,
nën purteka trupi,
çadra peshon lehtë…
Me erën, në erë,
fryn mendime,
gishtërinjësh tundi peshoren…
Matet ajri,
era,
mendimet,
zëri,
qeshja?!
Barazpeshë i duhet…
Në shtendosje; majtas- djathtas
me lotin barazoj, rëndon…
E kur nata peshohet me ditën,
llavë vullkani i ndan në mes,
nuk peshohen kujtimet…
170124,
/www.QendraPress.com