Çaste poetike me poeten:Hyrë H. FAZLIJA
Brishtësi…
——————
Kur marr zemrën në duar,
peshoj mes gishtave,
përhij shtigjeve të qepallave,
kam frikë se mos i sosen tik- tiket…
Sa brishtësi!…
Lakohet loti rrudhave të fytyrës,
në mjekër takohet me pëllëmbën e dorës,
aguliçet duhen ujitur …
Brishtësi!
Mendimet avullojnë sirtarëve,
numëruar pakohësinë,
mungesa vritet në pritje,
pa i thënë gjë…
E brishtë data…
Kalendarit një gomë më shumë i duhet,
për të fshirë kujtesën, skutave.
Lind brishtësisë!
Të thyejnë më pak, kockën e fundit ku merr frymë….
/www.QendraPress.com/